Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zubin Potoku mbushet me foto të Radoiçiqit dhe mbishkrime, nisin hetimet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes

 
   

Rastet e nxitjes së përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve të ndryshme, duke përfshirë ato racore, fetare, etnike e të tjera nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur të dielën në Zubin Potok, Policia ka nisur hetimet.

Burime nga veriu ka bërë me dije se në disa objekte në këtë qytet janë hasur fotografi të terroristit Milan Radoiçiq, që janë shoqëruar me mbishkrime të ndryshme.

Posa Policia ka zbuluar se e njëjta fotografi bashkë me mbishkrimet ndodhen në disa lokacione, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas sinjalizuesit, persona akoma të paidentifikuar, kanë lënë mbishkrime si “Ktheu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë” e të tjera, që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitje të përçarjes.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre.