Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zv. ministri i Arsimit: Janë të papranueshme çmimet e librave 27 e 30 Euro

 
   

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, i është bashkuar diskutimit të furnizimit me libra për nxënësit, dhjetë ditë para fillimit të procesit mësimor. Ai ka mbështetur konstatimin e Ministres Nagavci se blerja e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese po i kushton shtrenjtë buxhetit të shtetit.

Sipas Kelmendit, në pesë vjetët e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro për libra shkollorë, e kjo, sipas tij, pasi librat po shiten me çmim 27-30 euro.

Ai tha se kjo nuk do të lejohet në Qeverinë Kurti.

“Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese. Janë të papranueshme, të paarsyeshme dhe abuzuese çmimet e librave 27 e 30 euro. Sigurisht kjo nuk do të lejohet në qeverisjen tonë”.

Kelmendi tha se ideja që e propozoi MASHT-i, që prindërit t’i blejnë librat për fëmijët e tyre e të rimbursohen më pastaj nga ministria, po bëhet me qëllim që të pengohet abuzimi me buxhet të shtetit.

“Në anën tjetër, reagime të pritshme nga grupet e interesit për të mbrojtur abuzimet me tekstet shkollore. Kjo nuk kalon!”, reagoi ai në Facebook.