Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyberaj flet për Naim Murselin: E quan monstrum, thotë se është fshehur mes nesh, i sjellshëm, madje edhe humanist

 
   

Ish-shefi i stafit të presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj, ka thënë se procesi që nisi sot ndaj monstrumit Naim Murselit, “është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën”.

Sipas tij, ai fshehur mes nesh, në mënyrë dinake duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist.

Postimi i plotë:

Sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit.

Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist.

Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën.