Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrapi vazhdon dëshminë në Speciale

 
   

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje ka filluar dëshminë Bislim Zyrapi, i cili gjatë dëshmisë së tij në Speciale tha se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999 pjesën më të madhe të kohës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i vendosur në fshatin Divjakë në Malet e Berishës.

Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë gjatë sesionit të paradites në seancën e sotme.

Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00.