Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtarët e Inspektoratit me falënderim për Florian Dushin

Florian Dushi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prishtinës nga kryetari Përparim Rama. Para këtij emërimi, Dushi ka shërbyer si drejtor i Inspektoratit në komunë. Në rolin e ri, ai do të jetë përgjegjës për sektorë kyç, duke përfshirë Inspektoratin, Shërbimet Publike, Zyrën Ligjore dhe Administratën. Dushi do të fillojë detyrën e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor qendror.

Emërimi i Dushit është pjesë e strategjisë së kryetarit Rama për të forcuar ekipin dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për kryeqytetin.

Ndërkohë, pas emërimit të ri të Dushit, zyrtarët e Drejtorisë së Inspekcionit, kanë falënderuar Dushin për kontributin e dhënë.

“Ne emër të Rendit Komunal të Drejtorisë së Inspekcionit e falënderojmë Drejtorin z. Florian Dushi për kontributin e dhënë në Kryeqytet duke i dëshiruar suksese në detyrën e re!”