Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari amerikan në Kosovë, ambasada: Të nderuar me vizitën e tij

 
   

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë një përmbledhje të vizitës të Ndihmës Sekretarit për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, në Kosovë.

Todd Robinson u prit dje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me të cilën ka mbajtur edhe konferencë të përbashkët.

Më pas, ai u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani, dhe me shumë përfaqësues nga sektori i drejtësisë dhe korrektimit, prokurorisë dhe shoqërisë civile.

Në postim, thuhet se Robinson kryesoi një donacion për sistemin e drejtësisë dhe korrektimit me vlerë mbi 5 milionë dollarë.

“Ishim të nderuar të kishim Ndihmës Sekretari Todd Robinson në një vizitë në Kosovë këtë javë. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani dhe me shumë përfaqësues nga sektori i drejtësisë dhe korrektimit, prokurorisë, shoqërisë civile dhe mediave. Ai gjithashtu kryesoi një donacion për sistemin e drejtësisë dhe korrektimit me vlerë mbi 5 milionë dollarë amerikanë. Ndihmës sekretari Robinson po ashtu i ka shijuar shëtitjet në Prizren dhe Prishtinë dhe ka pasur rastin të flasë për vizitën e tij në njërën prej medieve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane me disa fotografi.