Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari i BE-së për masat ndaj Kosovës: Janë të përkohshme

 
   

Shefi i bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, në një konferencë për media ka folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se BE-ja i ka miratuar një sërë masash, siç u shpreh ai, për të dërguar një mesazh të qartë.

Bianciardi u shpreh se këto masa janë të përkoshme dhe janë hapa të kthyeshëm.

“Dua ta tërheq vëmendjen për pengesat në rrugë dhe fokusin, zhvillimin dhe bashkëpunimin në të ardhshëm të bashkëpunimit, pasiqë stabiliteti politik është me rëndësi që të sigurohet përparimi i Kosovës. Situata momentale politike na apelon në eskalimin e tensionit në veri dhe në këtë rrugë BE-ja ka miratuar një sërë masash që të dërgojë mesazhin e qartë”.

“Duke u thënë kështu, dua të theksoj se këto janë masa të përkohshme dhe janë hapa të kthyeshëm. Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të fillojë sapo bëhet përshkallëzimi sipas rekomandimeve tona”, u shpreh ai.