Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari i lartë amerikan, Todd D. Robinson pritet ta vizitojë Kosovën

 
   

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, pritet ta vizitojë Kosovën, nga datat 2- deri më 22 mars.

Robinson pritet të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, dhe me përfaqësues te sektorëve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nga data 18 deri më 20 mars zyrat i lartë amerikan pritet të vizitojë Tiranën.

“Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta”, thuhet më tej në njoftim.