Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet besimplotë se në fund të këtij viti, do të hapen negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë, për Shqipërinë.
“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.
Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.
Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, shprehet Varhelyi.