Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut, i cili përgjimet e Mimoza Kusarit-Lilës i cilësoi si ”të porositura“.
“Me shpejtësi të frikshme janë aktivizuar në Vetëvendosje për të mbrojtur koordinimin e Albin Kurtit me kriminelët serb që udhëheqin Listen Serbe dhe që janë në Listën e Zezë të SHBA-ve”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Ai ka thënë se nuk ka koordinim të Qeverisë vetëm me Listën Serbe, por edhe me Beogradin e presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Gjoshit “koordinimi i Mimoza Kusarit me Radojçiqin” është lajm i rëndë për Kosovën.
“Është lajm i rëndë për Kosovën kur e sheh se një ZV/Ministër i Drejtësisë e mbron koordinimin e Mimoza Kusarit me një kriminel nga Lista e Zezë e SHBA-ve dhe nga Lista për Arrest e Prokurorisë së Kosovës. Sigurisht se një njeri si Sallahu e mbron këtë koordinim me kriminelët si Radojçiqi, sepse ai e sheh Kosovën si një fajde“.
“Sigurisht se një njeri si Sallahu e mbron këtë koordinim me kriminelët si Radojçiqi, sepse ai e sheh Kosovën si një fajde”, ka shkruar ndër të tjera Gjoshi.