Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Zyrtarisht në muajin e Peshoreve. Nënat e kësaj shenje idealizojnë çdo sjellje me fëmijët, këto janë disa nga karakteristikat e tyre

Zyrtarisht jemi në muajin e Peshoreve, por sot në mënyrë të veçantë do të flasim për nënat e kësaj shenje.

Kur bëhet fjalë për ndjenjën e natyrshme të mëmësisë, nënat Peshore mund të ndjejnë një rivalitet vetëm nga nënat e shenjës Gaforre, por gjithsesi Peshoret e kanë më të theksuar.

Ato janë më të lumtura kur jetojnë për njerëzit e tjerë dhe ta bëjnë këtë për fëmijët e tyre, e kanë prioritetin kryesor. Edhe pse Peshoret përgjithësisht janë një shenjë e pavendosur, mëmësia i bën më të vendosura dhe të organizuara. Ato bëjnë çdo gjë që të kenë një stil të mirë prindërimi, përpiqen shpesh të krijojnë ambiente përrallore në shtëpi për familjen dhe fëmijët.

Peshoret idealizojnë çdo sjellje me fëmijët e tyre, sikur ajo nëpër filma dhe e kanë shumë të vështirë të përballen me zhgënjimin e mospërputhjes të së vërtetës dhe asaj të idealizuar.

Nënat e shenjës Peshore janë thellësisht empatike dhe analitike, e po ashtu kanë durim të jashtëzakonshëm. Fëmijët e tyre gjithmonë do të ndihen të përkujdesur dhe të dëgjuar me dhembshuri, nëse nënën e kanë të kësaj shenje të zodiakut. Ato besojnë shumë në drejtësi, u pëlqen shumë të mbajnë veten gjithnjë të kuruar dhe mbi të gjitha gjithmonë kërkojnë që në shtëpi çdo gjë të jetë në vendin e vetë.

Peshoret luftojnë shumë për të gjetur ekuilibrin në shumicën e fushave të jetës dhe amësia nuk është përjashtim./Living/