Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
Ҫitaku shkruan në Facebook se një deklaratë e tillë është alarmante dhe e rrezikshme.
Postimi i plotë:
Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë.
Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.
Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.