Pas vrajses së 21 vjeҫares Erona Cokli në Ferizaj, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku. Dyshohet se ajo është vrarë nga ish bashkëshorti i saj.
Ҫitaku shkruan se ndjen dhimbje të pafund për vrasjën e Eronës, ndërsa thotë se kjo duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin nga ne.
Postimi i plotë:
Dhimbje pafund për Eronën, jeta e së cilës u shua sot nga ish bashkëshorti.
Lehtësia e padurueshme me të cilën vrahen, dhunohen, ngacmohen, cenohen, gratë në Kosovë, duhet të jetë një këmbanë shurdhuese për secilin prej nesh.
Na fal Eronë, që dështuam të të mbrojmë.